Mohamed Salah tregon nëse do të largohet nga Liverpooli

Futboll

Mohamed Salah tregon nëse do të largohet nga Liverpooli

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:53
Mohamed Salah

Momo Salah është një nga pikat më të forta të Liverpool.

Sulmuesi egjiptian ia doli të plotësonte ëndrrën e tij të madhe: fitimin e Premier League me këtë skuadër. Djemtë e Jurgen Klopp zhvilluan një kampionat spektakolar dhe rikthyen titullin në “Anfield” pas 30 viteve.

28-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me kampionët e Anglisë, Evropës dhe Botës. Ai ndihet për mrekulli dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Në një prononcim për BeIN Sports, Salah flet hapur rreth së ardhmes dhe lumturon tifozët me premtimin e tij.

“Nuk arrij ta përshkruaj dot atë që ndjej për arritjen e kësaj fitoreje fantastike. Jam shumë i lumtur te Liverpool, më pëlqen atmosfera këtu, ndryshon nga çdo vend tjetër. E adhuroj faktin që jam pjesë e këtij klubi, shpresoj të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur.

Skuadra jonë është një makineri perfekte, ka një harmoni të madhe midis të gjithë lojtarëve. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Mbajtja e këtij niveli do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur“, deklaron sulmuesi egjiptian i “The Reds”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat