Skandal, ja në emër të rusëve kush e vizitoi Kosovën...

Futboll

Skandal, ja në emër të rusëve kush e vizitoi Kosovën...

Nga: K. Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:28
Skandal, ja në emër të rusëve kush e vizitoi Kosovën...

Skandal! Në emër të tifozëve rus në Kosvë futen serbët nga Serbia dhe kryejnë porosinë. Kjo është skandaloze!  Një farë mediumi serb shkruan se çfarë ndodhi në Graçanicë.

“Tifozët e Zenitit dërguan ndihmë edhe për Kosovë dhe Metohinë edhe për Vidovdanin këtë vit!
Edhe pse atyre iu ndalua që të vijnë për shkak të koronavirusit, simpatizantët e klubit të futbollit nga Shën Petersburg gjetën një mënyrë për të bërë fëmijët të lumtur.

Tifozët e Zenitit nga Shën Petersburg nga Serbia, në emër të simpatizantëve të këtij klubi nga Rusia, vizituan serbët në Kosovë dhe Metohinë për Vidovdan. Për të gjashtin vit me radhë, rusët nga Shën Petersburg i dërguan ndihmë humanitare për popullin serb.

Pandemia e koronavirusit i ndaloi rusët të vinin në tokën e shenjtë serbe, por ata gjetën një mënyrë për të mos prishur traditën. Në shkollën fillore ‘Sveti kralj Milutin’ në Graçanicë, mbështetësit e Zenit u shpërndanë bluza me shenja të klubit rus fëmijëve serbë dhe patën një takim shumë të këndshëm dhe shoqërimin me stafin mësimor.

Tifozët dhe nxënësit kënduan këngë serbe kushtuar Kosovës dhe Metohisë. Ishte mjaft emocional, si për mysafirët ashtu edhe për mikpritësit. Pasi takuan fëmijët, ata vizituan Gazimestanin”, kështu shkarravit një farë mediumi serb! Kjo është e turpshme, vijnë dhe kryejnë porosia e provokojnë dhe fyejnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat