Interi demolon Brescia-n

Futboll

Interi demolon Brescia-n

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:19
Interi demolon Brescia-n

Skuadra e Interit me lehtësi arkëtoi tri pikë, duke e demoluar me rezultat 6:0 Brescia-n, në takimin e javës së 29-të Serie A.

Futbollistët e Interit bënë paraqitje të mirë dhe qysh në 45 minutat e parë përmbyllën gjithçka duke avancuar me 3:0 fal golave të Young në minutën e 5-të, Sanchez në atë të 20-tën dhe D'Ambrosio në minutën e 45-të.

Interi nuk u ndal me kaq, por shënuan edhe në pjesën e dytë përmes Gagliardinit (52’), Eriksenit (83’) e Candrevas (88'), 

Interi renditet në vend të tretë me 64 pikë dhe e ka të siguruar pothuajse kualifikimin në Champions League, por sa i përket titullit në Serie A, ngec për 8 sosh nga lideri Juventusi dhe Brescia zë vendin e fundit përkatësisht të 20-tin me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat