Tirana luan me më të mirët

Futboll

Tirana luan me më të mirët

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:00
Tirana luan me më të mirët

Tirana kërkon të kualifikohet në Kupën e Shqipërisë që në sfidën e parë gjysmëfinale kundër Bylisit. Për këtë qëllim, Emanuel Egbo do të hedhë në fushën e lojës futbollistët më të mirë në dispozicion.

Nga minuta e parë do të luajnë që nga Lika deri te Torasa. I vetmi titullar i cili nuk do të jetë në fushë është Majkëll Ngoja. Lojtari është lënë në Tiranë. Në vend të tij, Ismael Dunga, që ka shansin e madh për të treguar veten në fushën e lojës dhe për të shënuar gola.

Skuadra ka udhëtuar që dje drejt Fierit ku ka kaluar natën, ndërsa vetëm pak orë para sfidës me Bylisin që luhet në 17:45 do të spostohet në Ballsh.

Kujtojmë se Tirana në dy ndeshjet që ka luajtur këtë sezon në fushën e Ballshit ka fituar dhe humbur 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat