Rekord historik - Bota Sot
Rekord historik

Futboll

Rekord historik

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:27
Rekord historik

Giovvani Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone hyn në librin e rekordeve të Serie A.

Me golin që realizoi në sfidën ndaj Bolognas  bomberi argjentinas ka hyrë në historinë e futbollit italian me një statistikë shumë të veçantë.

Simeone Jr u bë futbollisti i parë që ka shënuar gjatë të gjithë muajve të vitit në Serie A. Diçka të tillë nuk e kishte bërë askush dhe në fakt në të shkuarën ka qenë e pamundur, pasi në korrik nuk luhej në kampionatin italian.

Situata e paprecedente e futbollit prej pandemisë së COVID-19 sjell edhe statistika të tilla. Në vazhdim do të ketë edhe lojtarë të tjerë që kanë shënuar në çdo muaj të vitit, por i pari mbetet Simeone.  Këtë sezon ai numëron 10 gola në Serie A, ndërkohë që në të shkuarën ka gjetur rrugën e rrjetës edhe për klube si Genoa e Fiorentina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat