Mourinho: S’do ta ndërroja këtë futbollist për Fernandesin

Futboll

Mourinho: S’do ta ndërroja këtë futbollist për Fernandesin

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:29
Mourinho: S’do ta ndërroja këtë futbollist për Fernandesin

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, thotë se nuk do ta ndërronte Giovani Lo Celson për Bruno Fernandesin e Manchester Unitedin, të cilin klubi londinez dështoi ta blinte pasi e transferoi Lo Celson verën e kaluar.

“Nuk di asgjë për këtë, por nëse kjo është e vërtetë, dhe Giovani Lo Celso ishte lojtari që u ble nga Spurs (në vend të Fernandesit), atëherë them se nuk do ta ndërroja Giovani Lo Celson për asnjë lojtar tjetër”.

“Jo vetëm për Brunon, por për asnjë lojtar nuk do ta ndërroja Lo Celson”, shtoi ai.

Me ardhjen e Mourinho në vend të Pochettinos, klubi nga Londra Veriore e bleu përfundimisht Lo Celcon për 27 milionë funte në janar, në të njëjtën kohë kur Fernandes iu bashkua Manchester Unitedit për 68 milionë funte.

Fernandes ka qenë fantastik që prej mbërritjes në Old Traffod, duke u përfshirë drejtpërdrejt në tetë gola në tetë paraqitje në Premierligë, derisa Lo Celso ende nuk e ka shënuar një gol apo ndonjë asist në 21 paraqitje në ligë për Tottenhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat