Interi përgatit goditjen

Futboll

Interi përgatit goditjen

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:01
Interi përgatit goditjen

Sandro Tonali është një objektiv i deklaruar i Interit. E ka kërkuar vetë Antonio Konte dhe e dëshiron me forcë edhe “Suning”, pronarët kinezë të klubit zikaltër.

E atëherë, ndoshta vetëm për një parullë shprese, në posterin e prezantimit të ndeshjes së djeshme kundër Breshas, emetuesi kinez i “Suning”, “PPTV”, ka prezantuar që tani mesfushorin me fanellën zikaltër: Tonali është në fakt asi që del nga pakoja e letrave që mbahet në dorën e djathtë nga trajneri i Interit i veshur me ngjyrat zikaltër.

Si shënim në poster shkruhet “Nel Mirino” (shqip “Në shënjestër”), për të nënkuptuar se nuk është sekret që italiani ndodhet në listat e merkatos së Marotës dhe Auzilios. Për talentin presidenti i Breshas, Masimo Çelino, ka deklaruar një kuotim rreth 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat