Sane kalon vizitat mjekësore

Futboll

Sane kalon vizitat mjekësore

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:47
Sane kalon vizitat mjekësore

Tashmë mungojnë vetëm detajet e fundit që Leroy Sane të quhet në të gjitha efektet një futbollist i Bayern Munich.

Pas mbrritjes në Bavari talenti i kombëtares gjermane i cili nuk luan prej një viti për shkak të një dëmtimi të rëndë, ka bërë hapin e radhës për të kompletuar transferimin e tij te kampionët e Gjermanisë.

Sane ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë pritet vetëm firma mbi kontratë që marrëveshja të zyrtarizohet si nga Manchester City ashtu edhe nga Bayern Munich.

Në arkat e Citiziens do të shkojnë 50 milionë euro, një shifër ndjeshëm më e ulët kjo nga sa pretendonin anglezët një vit më parë, por dëmtimi i rëndë, kriza ekonomike nga COVID-19 dhe fakti që Sane-së i skadon kontrata pas 1 viti, kanë bërë që çmimi i tij në merkato të ulet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat