Klubi 2 Korriku shembull për të gjithë, sot ka datën e madhe

Futboll

Klubi 2 Korriku shembull për të gjithë, sot ka datën e madhe

Nga: K. G. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:33
Klubi 2 Korriku shembull për të gjithë, sot ka datën e madhe

2 Korriku nga Prishtina është klubi që ka zbuluar më së shumti talente në Kosovë dhe aq me tepër është klub që ka qenë shembull me kategori të reja edhe në vitet e 90-ta. Sot ky klub ka edhe datën e madhe, në ditën kur shënohet edhe Deklarata Kushtetuese e Kosovës pikërisht e 2 korrikut të vitit 1990.  

 “63 vite që nga themelimi i klubit të futbollit “2 Korriku”.

Meqenëse klubi verdheblu sot feston përvjetorin e 63-të, drejtuesit e klubit shfrytëzojnë rastin që të urojnë të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit.

Vitet po kalojnë e njëkohësisht edhe sukseset e klubit po shtohen, gjë që vërteton punën e madhe që po bëhet në klubin verdheblu, me shpresën se angazhimi dhe sukseset nuk do të mungojnë as në të ardhmen”, thuhet nga KF 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat