Prifti i habit të gjithë në rastin Liverpoolin

Futboll

Prifti i habit të gjithë në rastin Liverpoolin

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:35
Prifti i habit të gjithë në rastin Liverpoolin

Liverpooli edhe matematikisht ka fituar titullin kampion në Angli, i cili mungonte prej 30 vitesh në radhët e klubit të kuq.

Ky fitim i titullit nga ekipi i Klop ka çuar në delir tifozët, të cilët menjëherë kanë shpërthyer në festa të mëdha. Megjithatë një rast i veçantë është regjistruar në një kishë në Irlandën e Veriut. Prifti i cili ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për shkak se njerëzit nuk lejohen në kishë nga masat e marra për Koronavirusin, i ka surprizuar të gjithë.

Pasi përfundon fjalimin e tij, prifti flet edhe për Liverpulin. “Këto ditë nuk kanë qenë të zakonshme, por përkundrazi kanë qenë të jashtëzakonshme. Edhe ju keni qenë të jashtëzakonshëm dhe për këtë ju falënderoj. Për të gjithë tifozët e Liverpulit, ne tashmë do të vendosim himnin e tyre, i cili duhet të pranohet edhe nga tifozët kundërshtarë.”, tha prifti.

Menjëherë pas kësaj, ai vendos në kishë “You’ll Never Walk Alone”, i cili përkthehet “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm” dhe është himni i famshëm i Liverpulit, i cili këndohet nga tifozët në çdo ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat