Dugarry i del në mbrojtje Griezmann-it

Futboll

Dugarry i del në mbrojtje Griezmann-it

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:25
Dugarry i del në mbrojtje Griezmann-it

Christophe Dugarry tashmë në moshën 48-vjeçare do të mbahet mend gjithmonë si nga sulmuesit më me emër që ka patur Bordeaux në historinë e saj, kjo për faktin pasi ai arriti të fitonte 3 trofe madhorë si pjesë e kombëtares franceze, Kupën e Botës në vitin 1998, Euro 2000 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2001.

Dugarry ka qenë edhe pjesë e Barcelonës në sezonin 1997-1998 ku arriti të fitonte La Ligan me blaugranat por pa lënë ndonjë shenjë të madhe. Aktualiteti blaugrana i intereson ish-sulmuesit të kombëtares franceze i cili në një intervistë ka bërë disa deklarata të forta kundër yllit argjentinas Lionel Messi duke i dhënë kurajo në të njëjtën kohë bashkëkombasit të tij Antoine Griezmann i cili aktualisht bën pjesë në listën e 10 blerjeve më të dështuara të Barçës dhe po gjen pak hapësira në formacion me trajnerin Quique Setien në stol.

Dugarry e ka tepëruar me frazat e tij duke e cilësuar Messin si një djalosh të shkurtër dhe gjysmë autik.

“Pse duhet të jetë i Griezmann i frikësuar nga ai? A mund të jesh i frikësuar nga një djalosh i shkurtër dhe gjysmë autik? Nëse ai ka një problem, atëherë mund ta hash me dhëmbë atë. Edhe Setien jam i bindur se nuk ka asgjë me Griezmann, por nuk ka sjelljen e një tekniku të madh. Thjesht është një i paaftë”, u shpreh Dugarry me fjalë shumë të rënda kundrejt 6-herë fituesit të Topit të Artë por edhe ndaj trajnerit aktual të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat