Sane nënshkruan kontratën me Bayern Munchenin

Futboll

Sane nënshkruan kontratën me Bayern Munchenin

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:08
Sane nënshkruan kontratën me Bayern Munchenin

Gjithçka është konfirmuar, Leroy Sane është lojtari më i ri i Bayern Munchenit.

Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me gjigantët bavarez, ku pritet të fitojë rreth 17 milionë euro në vit.

Lajmin e ka bërë të ditur “The Guardian”, përmes gazetarit Fabrizio Romano.

Bayerni ka paguar 49 milionë euro për yllin gjerman, ndërkohë 11 milionë janë bonuse varësisht nga performancat e lojtarit.

Gjatë paradites lojtari bëri testet mjekësore në qendrën stërvitore të Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat