Barça në kaos, motra e Griezmann kërkon takim me Bartomeu

Futboll

Barça në kaos, motra e Griezmann kërkon takim me Bartomeu

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:37
Antoine Griezmann

Poshtërimi i Antoine Griezmann në “Camp Nou” (aktivizimi në minutën e 90-të ndaj Atletico Madridit) ende vijon të mbushë faqet e brendshme të gazetave spanjolle dhe madje të jetë kopertinë këtë të premte. Përveç ardhjes së Sarunas Jasikevicius, çështja “Griezmann” është e pranishme në dy gazetat sportive katalanase, me shitjen më të lartë.

“Sport” njofton se do të ketë një takim midis Maud, motrës dhe përfaqësueses së futbollistit, që mbylli marrëveshjen për të luajtur te Barça, dhe presidentin Josep Maria Bartomeu.

Maud dëshiron të bisedojë në vetë të parë presidentin dhe klubin për futbollistin francez. Për momentin, ai nuk po mendon të largohet nga Barça, por duhet të dijë nëse do të jetë i rëndësishëm në të ardhmen, në të kundërt do ta rimendojë të ardhmen e tij. “Mundo Deportivo” siguron se lojtari mbështetet nga dhoma e zhveshjes, sikurse duket në mesazhet publike të dhëna nga lojtarë si Suárez, ashtu edhe në komunikimet private.

Lojtari, gjithashtu, shpreson të ketë një takim me Quique Setién për të zbuluar arsyet e injorimit prej trajnerit në dy ndeshjet e fundit. Me Champions-in përpara, francezi kampion bote nuk dëshiron që prestigji i tij të dëmtohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat