Bundesliga fillon me tifozë në edicionin e ri

Futboll

Bundesliga fillon me tifozë në edicionin e ri

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:13
Bundesliga fillon me tifozë në edicionin e ri

Bundesliga ishte kampionati i parë në Evropë që u rikthye pas ndërprerjes për shkak të Pandemisë COVID-19, dhe duket se do të jetë i pari që do t'i kthej tifozët në tribuna.

Sezoni i ri i Bundesligës do të startojë më 18 shtator të këtij viti. Kampionati gjerman ishte i pari që nisi të luante në kohën e pandemisë duke dhënë një shembull të mirë se si organizohet një event në kushte të pazakonta.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas “Bild”, në Gjermani po mendohet që duke nisur nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm tifozët të nisin të jenë prezentë, por me një numër deri në 20 mijë veta. Ky është një konfirmim jozyrtar që mediat gjermane shkruajnë.

Sipas tyre qeveria dhe Liga Gjermane kanë rënë dakord për të hapur dyert për një pjesë të tifozëve, të cilët do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë shëndetësor, përpara se të lejohen të hyjnë në stadiume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat