Arteta planifikon tri shitje të mëdha në verë

Futboll

Arteta planifikon tri shitje të mëdha në verë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:18
Foto Ilustrim

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i gatshëm të bëjë disa shitje të mëdha këtë verë për të rritur financat për transferime të reja.

Arteta erdhi vetëm në gjysmë të sezonit në krye të klubit londinez dhe që nga ajo kohë ka bërë disa përmirësime te klubi ku luajti një kohë si futbollist.

Megjithatë, Arteta nuk është i kënaqur me nivelin e skuadrës dhe është i interesuar për përforcime të reja në verë, por së pari i duhet të shesë.

Sipas mediumit The Times, spanjolli ka në plan të bëjë tri shitje të mëdha për të krijuar fonde për transferime të reja.

Matteo Guendouzi thuhet se renditet i pari në listën e transferimeve – megjithëse nuk do të jetë vetëm.

Mbrojtësi Sead Kolasinac dhe mesfushori tjetër Lucas Torreira do të bashkohen me Guendouzi në listën e shitjeve.

Ndërsa ata këta tre lojtarë pritet të shiten, Arteta shpreson të bind kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang për të nënshkruar një kontratë të re, pasi sulmuesi tani është brenda vitit të fundit të marrëveshjes së tij aktuale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat