Pochettino, një nga emrat e mundshëm për ta zëvendësuar Quique Setién

Futboll

Pochettino, një nga emrat e mundshëm për ta zëvendësuar Quique Setién

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:12
Pochettino

Në të kaluarën ishte përfolur si trajner i ardhshëm i Real Madridit, por se tani po qarkullojë zëra për një nënshkrim të mundshëm me Barcelonën.

Mauricio Pochettino, është në listën e ngushtë të drejtuesve të klubit katalunas, për ta zëvendësuar tashmë njeriun që sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Camp Nou”, Quique Setién.

Nën drejtimin e këtij të fundit, Barça humbi edhe gjasat për ta mbrojtur titullin kampion, pasi tani Real Madridi ka katër pikë më tepër se rivali i përbetuar, derisa nuk pritet ta lëshojë atë në një kalendar të lehtë dhe në pak xhiro te mbetura, pra pesë sosh sa janë deri në fund të edicionit.

Setién është akuzuar se nuk e ka situatën nën kontroll brenda dhomave të zhveshjes, andaj largimi i tij nga Barcelona thuhet të jetë më se i sigurt, gjithmonë duke u bazuar në shkrimet e mediave spanjolle.

Ish-trajneri i Tottenhemit ndërkaq, që pas largimit nga ishullorët, ka mbetur pa skuadër, andaj mbetet të shihet nëse një bashkim i tillë mund të ndodhë gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat