E ardhmja e Gjasulës ende në Gjermani

Futboll

E ardhmja e Gjasulës ende në Gjermani

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:26
E ardhmja e Gjasulës ende në Gjermani

Rekordmen kartonësh të verdhë por edhe e ardhmja për t’u shkruar… Po flasim për Klaus Gjasulën, futbollistin e kombëtares shqiptare i cili mund të ketë mbyllur këtë sezon aventurën e tij me Paderborn.

Mediat gjermane raportojnë se skuadra e Dusseldorf është në kërkim të një mesfushori me karakteristikat e Gjasulës dhe pikërisht ky i fundit ështëe në fokus.

Si Paderborn, ashtu edhe Dusseldorf kanë rënë në Bundesliga 2, ku do të luajnë sezonin e ardhshëm. Gjasula ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon në Bundesliga duke realizuar edhe 2 gola dhe 2 asist.

Në moshën 30 vjeçare, Gjasula është ende në merkato, tashmë si futbollist i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat