Thiago dëshiron largimin nga Bayern

Futboll

Thiago dëshiron largimin nga Bayern

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 21:37
Thiago Alcantara

Liverpool ka mësuar disa lajme mjaft të mira që kanë të bëjnë me Thiago Alcantara.

Thiago lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool tash e disa ditë, kurse këto zëra kanë marrë një shtysë të madhe së fundmi.

Sipas raportimeve të Christian Falk nga ‘Bild Sport’, Rummenigge ka konfirmuar se Thiago dëshiron largimin nga Bayern.

“Ne nuk duam të humbim një lojtar falas gjatë vitit tjetër”, citohet të ketë thënë Rummenigge, duke aluduar në Thiago.

Kështu, shefi ekzekutiv i Bayern ka thënë se lojtari duhet të shitet gjatë kësaj vere. Tashmë pritet lëvizja e Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat