Salah jep mijëra euro për ndërtimin e një ambulance në vendlindjen e tij

Futboll

Salah jep mijëra euro për ndërtimin e një ambulance në vendlindjen e tij

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:46
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka vazhduar të bëjë gjëra të mëdha edhe jashtë fushave të futbollit.

Sulmuesi egjiptian njihet si një bamirës i madh në vendin e tij dhe shpesh herë ka ndihmuar njerëzit në nevojë.

Së fundmi Salah ka bërë një tjetër donacion, për të ndërtuar një ambulancë në qytetin e tij të lindjes.

Ylli i Liverpoolit ka dhuruar 30 mijë funte për të ndërtuar një ambulancë në qytetin e tij të lindjes Nagrig, vend ky që së fundmi është goditur nga coronavirusi.

Image

Babai i Salah, Ghaly së bashku me kryetarin e komunës Tarek Rahmy kanë hapur zyrtarisht këtë qendër shëndetësore.

Ky ishte vetëm njëra nga shumë gjërat e mira që Salah ka bërë për vendin e tij, pasi ai më parë ka hapur edhe një shkollë për vajza në qytetin e tij të lindjes, ambiente të ndryshme sportive, ka ndërtuar tokë për trajtimin e ujërave të zeza si dhe ka dhuruar shumë pajisje mjekësore.

Salah ka dhuruar tonelata ushqime për familjet në nevojë, ndërsa një vit më parë ai financoi rindërtimin e spitalit të kancerit në Cairo.

28-vjeçari është një hero në vendin e tij dhe nëse jeni në ndonjë qytet të Egjiptit, atëherë ka do që shikoni do të shihni një foto të Salah.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat