Plas sherri masiv pas përfundimit të ndeshjes në Kosovë

Futboll

Plas sherri masiv pas përfundimit të ndeshjes në Kosovë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:26
Plas sherri masiv pas përfundimit të ndeshjes në Kosovë

Plas sherri masiv pas përfundimit të ndeshjes në Kosovë, protagonistë edhe dy ish-lojtarë të Superiores.

Prishtina mposhti Drenicën ditën e djeshme me rezultatin 1:0, falë një goli të shënuar nga Ahmed Jonuzi në minutat e fundit të ndeshjes.

Megjithatë përveç rezultatin, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë një sherr masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave në fundin e ndeshjes.

Protagonistë në këtë sherr ishin edhe ish-lojtari i Partizanit, Labinot Ibrahimi i cili luan me Prishtinën dhe Argjend Mustafa, të cilët u munduan të qetësojnë situatën. Nuk kanë munguar grushtet dhe sharjet dhe shkak për këtë sherr mendohet se është bërë gjykimi që është bërë në ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat