Ja çfarë thotë Valdet Hoxha për serbin Misha Albijaniq dhe për tollovinë në Gjilan - Bota Sot
Ja çfarë thotë Valdet Hoxha për serbin Misha Albijaniq dhe për tollovinë në Gjilan

Futboll

Ja çfarë thotë Valdet Hoxha për serbin Misha Albijaniq dhe për tollovinë në Gjilan

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:48
Ja çfarë thotë Valdet Hoxha për serbin Misha Albijaniq dhe për tollovinë në Gjilan

Ish futbollisti i mirënjohur, Valdet Hoxha, si sot i kujtohet ndeshja e të mërkurës së 8 majit në vitin 1985, në mes të Cërvena Zvezdës së Gjilanit dhe Buduçnostit nga Peja, në atëkohë derbi i javës së 26-të siç quhej Liga e Parë Krahinore e Kosovës. 

Atëkohë, Hoxha ka qenë udhëheqës i rrugës në klubin pejan. 

Ndeshje me tensione të mëdha, saqë edhe milicia kishte ndërhyrë dhe madje edhe me qen për të qetësuar situatën tejet të tensionuar! 

Image

Pejanët ishin ankuar se u dëmtuan rëndë nga gjyqtari, aty nisin fyerjet e kacafytjet!  
Valdet Hoxha komenton shkrimin e gazetës Kombëtare “Bota sot”, me titull: “Kacafytje në vitin 1985 në Gjilan, ja si futet milicia me qen në fushë! Formacioni më shumë emra të njohur”

“Sa për ilustrim, fajtori kryesor për këtë tollovi ishte trajneri i Cërvena Zvezdës, Misha Albijaniqi, ata që e njohin e dinë kush ishte ai!”, komenton shkurt Hoxha. Gjilanasit e fituan takimin me 1:0 dhe kryeosnin renditjen me 42 pikë, tri më shumë se pejanët pas 26 javëve.

Cërvena Zvezda-Buduçnosti 1:0.
Stadiumi në Gjilan.
Shikues: 6.000.
Shënues: Shefqet Lajçi (22’).
Cërvena Zvezda e Gjilanit: Markoviq, Dërmaku 5, S. Bunjaku 6, Ahmeti, Trajkoviqi 5, Stankoviq 7, Jetishi 5 (Mehana), Osmani 7, Sahiti 7 (Rudiqi), N. Bunjaku 7 dhe Lajçi 7.
Buduçnosti nga Peja: Vukoviq 7, Burri 6, Kolenoviq 6, Bellopoja 7, Dautaj 6, Kastrati 5, Bullatoviq 6, Hoxha 6 (Belegu 6), Nekoviq 6, Malikoviq 6 dhe Shala 6 (Krushçiqi).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat