Nuk ka vend

Futboll

Nuk ka vend

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 16:51
Gerrard

Rangers nuk ka ndërmend që të zgjasë marrëveshjen e huazimit me sulmuesin Florian Kamberi. E ardhmja e shqiptarit është kthyer në telenovelë, por duket se skocezët më në fund e kanë marrë vendimin përfundimtar.

Ata nuk duan që të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar.

Kamberi shpresonte shumë që të kishte mundësi që të sfidonte sërish veten dhe të bindte trajnerin Steven Gerrard. Diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi numri një i stolit ka vendosur të mos e zgjasë bashkëpunimin me të.

25-vjeçari në këtë mënyrë nuk ka shanse që të blihet nga Rangers. SunSport bën me dije se Hibernian dhe Rangers nuk kanë asnjë takim mes tyre për të ardhmen e lojtarit. Gjithçka po kalohet me qetësi mes dy skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat