Manchester Utd ‘shkel’ Bournemouthin

Futboll

Manchester Utd ‘shkel’ Bournemouthin

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:50
Manchester Utd ‘shkel’ Bournemouthin

Skuadra e Manchester Utd arkëton tri pikë të mëdha në luftë për një vend në garat e Champions Leagues.

“Djajtë e kuq” zotëruan takimin dhe me lehtësi fituan përballjen me rezultat 5:2 ndaj Bournemouthit. 

Megjithëse minutat e parë ishin paksa të vështirë, kur në minutën e 15-të Stanislas nga një pozitë e vështirë shënon për 0:1.

Manchester Utd nuk lejon që ky gol t’ua vështirësojë punët në minutat në vazhdim por realizuan pesë herë për fitoren bindëse.

Për Manchester Utd shënuan Greenwood (29' e 54'), Rashford (35'-nga penalltia), Martial (45+2'), Fernandes (59') dhe për Bournemouthin Stanislas (15') e King (50'-nga penalltia).

Pas javës së 33-të në Premier Laegue, Manchester Utd renditet në vend të katërt me 55 pikë, ndërsa Bournemouth i 19-ti me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat