Fitore bindëse e Juventusit

Futboll

Fitore bindëse e Juventusit

Nga: K. G. Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:17
Fitore bindëse e Juventusit

Juventusi shënon fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Torinos, në takimin e javës së 30-të në Serie A në futboll. 

Juve nuk tregoi mëshirë për rivalin e qytetit. 

Golat për Juven i shënuan: Dybala (3'), Cuadrado (29'), Ronaldo (61') e Djidji (87’-autogol dhe për Torinon Belotti (45+6 nga penalltia).

Juventusi kryeson me 75 pikë, ndërsa Torino renditet i 15-ti me 31 pikë.

Juve po shkon drejt titullit të ri, ku ka shtatë pikë më shumë se Lazio më vend të dytë, por kjo e fundit ka një takim me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat