Munishi thumbon rivalët e tij - Bota Sot
Munishi thumbon rivalët e tij

Futboll

Munishi thumbon rivalët e tij

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:27
Munishi thumbon rivalët e tij

Kryetrajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, ka mbetur i kënaqur me fitoren të cilën futbollistët e tij e arritën në udhëtim te Dukagjini në Klinë (5:1).

Munishi gjithashtu ka riktheksuar se disa nga skuadrat pretendente për titullin kampion po luajnë ndeshje siç i ka quajtur ai miqësore, ndërkohë që Ballkani po luan futboll të vërtetë.

“Ne jemi të vetmit që i kemi zhvilluar pesë ndeshje të vërteta. Ndërkohë të tjerët kanë luajtur miqësore, këtë duhet pranuar. Edhe në duelin e sotshëm luajtëm përballë një kundërshtari të vërtetë dhe se rezultati i ndeshjes nuk është real, pasi që Dukagjini na rrezikoi disa herë dhe ishin të motivuar për të na ndalur, mirëpo duhet të qenë real të motivohen ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe jo të ketë ndarje selektive”, deklaroi fillimisht Munishi për “Super Sport Kosova”.

“Krejt dynjaja e dijnë se cilat ndeshje ishin miqësore. Me këtë duhet të merren komisionet përkatëse sepse nuk është aspak në rregull”, ka vazhduar më pas Munishi.

Ai është pyetur në lidhje me mungesën e Arbër Hoxhës, mirëpo ka thënë se skuadra po arrijnë ta zëvendësojë mjaft mirë, megjithëse mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh në formacion.

“Arbër Hoxha na mungon shumë, ai ka filluar të punojë për t’u rikthyer. Ne po tentojmë ta zëvendësojmë dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tjerë”, shtoi tekniku kryeqytetas.

Munishi ka ‘thumbuar’ në mënyrë indirekte klubin e Dritës, teksa nuk i ka përmendur emrin, por ka thënë se një ekip ishte bërë kampion para dy vitesh, ndërkohë që tashmë po synojnë që me forma të njejta të bëhen kampion sërish.

“Një skuadër para dy vjetëve është dalur kampion dhe po tentojnë me çdo kusht ta bëjnë këtë gjë sërish. Nuk bëhet nomi edhe nëse nuk shpallen se Liverpool nuk është shpallur 30 vite kampion. Nuk dua të them se cila është ajo skuadër sepse më pas më dënojnë”, ka përfunduar tekniku i Ballkanit.

Skuadra e Ballkanit ndodhet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 56 pikë, dy më pak se lideri i kampionatit Drita, ekip që të dielën zhvillon ndeshjen e xhiros ndaj Llapit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat