Mezani: Çdo ndeshje më shumë se finale

Futboll

Mezani: Çdo ndeshje më shumë se finale

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:39
Mezani: Çdo ndeshje më shumë se finale

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në IPKO Superligë.

Në Drenas, Gjilani ka arritur fitore të madhe si mysafire e Feronikelit, me rezultatin 2:0.

Plaku dhe Useini ishin shënuesit e Gjilanit në këtë takim, gjithnjë falë gabimeve të portierit të Feronikelit, Denis Troshupa, i cili në dy raste gaboi rëndë.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani tha se i vie keq për pikët e lëna nga ndeshjet e kaluara.

“Më vjen keq për pikët e lëna ndaj Llapit, kurse sot na është dashur mobilizim për fitore”, tha fillimisht Mezani për SSK.

“Unë dua të përgëzojë lojtarët për angazhimin dhe përformancen e sotme”.

“Mendoj dhe shpresojë që çdo ndeshje tashmë do të jetë jo si finale por më shumë se finale”.

Ndeshja e radhës ndaj Prishtinës? “Lojë e vështirë sepse nuk ka të lehta, por mendoj që duhet të angazhohemi si sot dhe do t’i bëjmë hyzmetin edhe atij takimi për të marr maksimumin në fund”, tha Mezani.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

Gjilani vazhdon të jetë -4 ndaj liderit, panvarsisht fitores së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat