Tovërlani: Portieri bëri dy gabime

Futboll

Tovërlani: Portieri bëri dy gabime

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:40
Tovërlani: Portieri bëri dy gabime

Kryetrajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e futbollsitëve të tij në ndeshjen ndaj Gjilanit në Drenas (0-2).

Shefi i shtabit teknik te kampionët në fuqi theksoi që kjo ishte ndeshja më e dobët që kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

“Kjo ndoshta ishte ndeshja më e dobët, ndoshta deri më sot. Por, portieri bëri dy gabime, që mund t’i ndodhin çdo portieri”, u shpreh fillimisht Tovërlani.

 “Ndërrimin e portierit e bëra që Tropshupën ta largojë nga presioni dhe ta qetësojë. Nuk ka diçka tjetër”, tregon më tej “Toki”.

“Gjilani me përvojën e tij ia doli të triumfojë dhe unë ia uroj fitoren”, përfundoi ai.

Pas 28 javësh, Gjilani mbetet në vendin e katërt në tabelë me 55 pikë të tubuara, kurse Feronikeli në vendin e pestë me 44 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat