Ronaldo: Kisha vërtetë nevojë për golin nga gjuajtja e lirë

Futboll

Ronaldo: Kisha vërtetë nevojë për golin nga gjuajtja e lirë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:20
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shënuar sot golin e parë nga gjuajtja e lirë në Serie A.

Ylli portugez i Juventus vite më parë ishte nga ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve të lira, por së fundmi ka humbur efikasitetin.

Që nga transferimi te Juventus, Ronaldo nuk kishte shënuar gol nga gjuajtja e lirë në Serie A, por sot e bëri një gjë të tillë. Ky gol duket se i nevojitej shumë lojtarit.

“Unë vërtetë kisha nevojë për atë gol nga gjuajtja e lirë, që të mund të ktheja vetbesimin”, ka thënë Ronaldo për ‘Sky Sport Italia”.

“Ne e dinim se do të ishte ndeshje e vështirë, por ne punuam shumë, fituam dhe tani jemi duke vendosur presion mbi Lazion. Ne kemi arritur objektivin sot”, ka shtuar pesë herë lojtari më i mirë në botë.

Kujtojmë se Ronaldo shënoi gol nga gjuajtja e lirë pas 43 tentimeve të parealizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat