Fonseca: Nuk është koha e duhur që të gjykojmë Romën

Futboll

Fonseca: Nuk është koha e duhur që të gjykojmë Romën

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:52
Fonseca

Paulo Fonseca i ka dalë në mbrojtje skuadrës së tij.

Roma ka bërë një tjetër hap fals, duke pësuar humbje ndaj Udinese, për t’i dhënë kështu mundësi Napolit që të qëndrojë seriozisht në garë për një vend direkt në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjes ndaj Udinese, trajneri i Romës, Fonseca, ka thënë se nuk është kjo koha e duhur për të gjykuar skuadrën e tij.

“Ne gjykojmë sezonin sapo të jetë kompletuar, jo më herët se aq. Kemi nëntë ndeshje të mbetura, plus Ligën e Evropës, kështu që nuk është koha për gjykime”, ka thënë Fonseca.

“Unë gjithmonë analizojë ndeshjet tona dhe kur fitojmë, nuk është gjithmonë perfekte, njësoj sikur kur humbim që nuk është krejtësisht e tmerrshme. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për probleme specifike”, ka shtuar mes tjerash trajneri i Romës.

Me humbjen e mbrëmshme ndaj Udinese, Roma mbetet me 15 pikë larg Ligës së Kampionëve, kurse ka vetëm tri pikë më shumë sesa Napoli për pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat