Futbollisti spanjoll i Manchester United, Juan Mata, duket se po i numëron ditët e fundit në “Old Trafford”. Mata ka vendosur të largohet nga “Djajtë e Kuq” raporton “Sansuruz Futbol”.
Madje, sipas medias në fjalë thuhet se Mata po e sheh skuadrën e Fenerbahces si destinacionin e tij të ri.
Mesfushori spanjoll tashmë e ka humbur rolin e tij në skuadër dhe e ka të qartë se do jetë e vështirë për ta fituar përsëri atë.
Mbetet të shihet se a do t’i bashkohet Mata futbollistit kosovar të Fenerit, Vedat Muriqit.