Solskjaer gaboi

Futboll

Solskjaer gaboi

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:16
Solskjaer gaboi

Manchester United duhej të kishte shtyrë më shumë për të nënshkruar me Erling Haaland në janar, sipas Paul Scholes. Sipas lgjendës së “Djajve të Kuq”, ylli norvegjez, që u transferua te Dortmundi, do të ishte goditje e vërtetë. Haaland u bë një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin europian, pasi shpërtheu me gola te Red Bull Salzburg, në pjesën e parë të sezonit. 19-vjeçari shënoi 28 gola në 22 ndeshje, në të gjitha garat, për skuadrën austriake, duke përfshirë 8 gola në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga “Old Trafford” raportohet se kishte bërë një ofertë dimri për shërbimet e tij. Real Madrid, PSG dhe Liverpool ishin gjithashtu të lidhur me Haaland, por u mendua se “Djajtë e Kuq” ishin një destinacion më i mundshëm, duke pasur parasysh marrëdhënien e tij të mëparshme me Ole Gunnar Solskjaer. I riu ka punuar nën drejtimin e Solskjaer te Molde, më herët, në karrierën e tij. Prandaj, besohej se bashkatdhetarët ishin të joshur të bashkoheshin përsëri te Manchester United, shkruan telesport.

Sidoqoftë, Dortmund e fitoi garën, pasi pagoi klauzolën e lirimit prej 22.5 milion €, e fiksuar në kontratën me Salzburgun. Scholes mendon se Manchester United humbi një mundësi të madhe për të nënshkruar me “një golashënues të jashtëzakonshëm”. I pyetur nëse klubi i tij i vjetër duhej të kishte ngulmuar për Haaland, legjenda e Manchester United i tha “BBC 5 Live”: “Po, duhej bërë gjithcka për të. Unë nuk dija shumë prej tij më parë, por Solskjaer e ka njohur mirë, sepse e ka stërvitur te Molde. Edhe sot pyes veten pse Manchester United nuk e pagoi klauzolën e lojtarit, e cila nuk ishte asgjë për një sulmues të atij kalibri.

Haaland ka bërë shumë mirë deri tani, është akoma i ri dhe mund të përmirësohet. Ai shënon rregullisht, është i shpejtë, ka një ritëm bomberi të vërtetë. Ka një fizik të admirueshëm për qendërsulmues, imponohet në fushë dhe shënon pa fund gola. Manchester United e humbi mundësinë ta merrte jo për shumë para. Ai mund të jetë ende i disponueshëm, kush e di, në një kohë tjetër, por tashmë duhet paguar shumë për të. Një sulmues si ai do të ishte goditje e vërtetë në merkato”.

Haaland ka shënuar 16 gola në 18 ndeshjet e tij të para për Dortmundin, i cili e përfundoi i dyti në Bundesligë (2019-2020), pas Bayern Munich, dhe është i kontraktuar të mbetet atje deri në vitin 2024. Megjithatë, vitin tjetër aktivizohet klauzola në kontratë, prej 75 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat