Llapi e pret në shtëpi Dritën

Futboll

Llapi e pret në shtëpi Dritën

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:21
Llapi e pret në shtëpi Dritën

Llapi do ta pres sot në shtëpi Dritën, që kryeson tabelën, në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës.

Gjilanasit do të kërkojnë fitoren e radhës për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.

Ndërkohë, Llapi tashmë ka mbetur pa objektiva pasi që i ka humbur shpresat për të dalë në garat evropiane.

Grupi i tifozëve të Llapit, “Legjendat”, ka kërkuar nga futbollistët e skuadrës së tyre që të angazhohen maksimalisht ndaj gjilanasve.

Sot skuadra jonë e qytetit, e zemrës dhe gjithë llapjanëve KF Llapi zhvillon ndeshjen e radhës kampionale kundrejt rivalit nga Gjilani, FC Drita. Presim angazhim maksimal drejt fitores nga djelmoshat tanë”, ka shkruar ky grup i tifozëve në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat