Kur Fadil Muriqi e kishte kapur keq për fytin serbin nacionalist, ja kush ndërhyri e çfarë ngjau pastaj!

Futboll

Kur Fadil Muriqi e kishte kapur keq për fytin serbin nacionalist, ja kush ndërhyri e çfarë ngjau pastaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:58
Fadil Muriqi

Në vitet e 80-ta ka pasur raste të pazakonta, por edhe incidente që po dalin në sipërfaqe tani.  

Ish futbollisti Selatin Krasniqi ka treguar një detaj interesant në lidhje me një incident që kishte ndodhur në vitet e 80-ta, para se të vije trajneri hungarez Bella Pallfi trajner në Prishtinë.

Ish futbollisti i diferencuar politikisht, Krasniqi, kurrë nuk iu dha hapësirë asnjëherë për të kontribuar, ka komentuar deklaratën e Valdet Hoxhës dhënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, me titull:  “Ja çfarë thotë Valdet Hoxha për serbin Misha Albijaniq dhe për tollovinë në Gjilan”. 

Image

Selatin Krasniqi

Krasniqi ka thënë se ka qenë dëshmitar i kohës si futbollist, kur legjenda e futbollit të Kosovës, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Fadil Muriqi, e ka kap për fytin serbin nacionalist. 

“Misha Albijaniqi edhe Stefanoviqi njihen mirë për urrejtjen ndaj shqiptarëve, sidomos Misha Albijaniqi më kujtohet kur isha në ushtrime në KNI Ramiz Sadiku, ishte personalitet me mllef të paparë ndaj shqiptarëve! 

E din mirë bashkëlojtarët e asaj kohe që ishin anëtarë të ekipit, si Skënder Berisha-Kena, Xhelal Vuçitërna - baba i vet Samia, Fadil Berisha-tokmaki, Ragip Zogiani, Agim Shabani, Arsim Gashi, edhe shumë tjerë i dinë mirë sjelljet e tija kur na diferencuan politikisht mua së bashku me disa kolegë të mi! 

Image

Fadil Muriqi

Po ashtu meritor ishte edhe qendërsulmuesi Prica i cili vazhdoi karrierën në Napredakun e Krushevcit! 
Ishin pra këta figura të njohura për ne! Çetnik kryekëput!

Plotësisht ka të drejtë kolegu ynë z. Valdet Hoxha! Përveç këtyre të apostrofuarve figurë tjetër nacionaliste ka qenë edhe Aca Millaqiqi i klubit Prishtina së bashku me (Stracimir) Martinoviqin i cili ishte lojtar i Prishtinës ku ne një rast më kujtohet i madhi z. Fadil Muriqi pas një etiketimi nga Martinoviqi kthehet dhe e kap për fyti e aty ndërhyn Bedri Lota i cili erdhi nga Vëllaznimi në Prishtinë.

Image

Prishtina e vitti 1985

Prej atij momenti Martinoviqi më nuk mundi të dëgjohej fare! U mundova pak të komentoj rrethanat e asaj kohe të cilat ishin të vështira për disa shqiptarë e në mesin e tyre isha edhe unë! Respekt për vlerat edukative të sportistëve të asaj kohe, por nuk do ti harroj kurrë veprimet e serbëve atëherë edhe disave që nuk ishin bash burra të mirë, fatkeqësisht!”, komenton Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat