Lazio pëson tjetër goditje në garën për titull – dëmtohet Correa

Futboll

Lazio pëson tjetër goditje në garën për titull – dëmtohet Correa

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:52
Correa

Lazio ka pësuar një tjetër goditje në garën për titullin e Serie A.

Shkëputja e Juventus nga Lazio sikur nuk ka mjaftuar për romakët, të cilët së fundmi kanë marrë një tjetër lajm të hidhur.

Ndjekja e Juventus do të vështirësohet edhe më shumë për Lazio, pas lëndimit të Joaquin Correa.

Correa do t’i mungojë skuadrës së Lazio për 15-20 ditë, pas një komplikimi të lehtë në ligamente.

Lojtari ka pësuar këto dëmtime gjatë ndeshjes që Lazio e luajti kundër Milan, ku edhe pësoi me rezultatin 0:3.

Si pasojë e këtij lëndimi, me shumë gjasë tashmë Correa ka luajtur ndeshjen e fundit në këtë edicion të Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat