Arrihet marrëveshja, Rangnik tek Milani

Futboll

Arrihet marrëveshja, Rangnik tek Milani

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 21:48
Ralf Rangnik

Në mediet italiane raportohet se Ralf Rangnik dhe Milani kanë arritur marrëveshje, dhe se gjermani do bëhet trajneri i kuqezinjëve sezonin tjetër.

Roli i Rangnikut ka qenë i vetmi pazëll i pazgjidhur, pasi interesimi i Milanit për të ishte prej kohësh i ditur.

“Sky Sport Italia” “Tuttomercatoweb” dhe “MilanNews.it” janë të gjitha në të njëjtën linjë që Rangnik do ketë pushtet të plotë tek Milani, do jetë trajner, drejtor sportiv dhe madje do jetë edhe tek departamenti i mjekësisë. Ivan Gazidis e ka informuar tashmë drejtorin Paolo Maldinin për ardhjen e Rangnikut.

Me ardhjen e gjermanit nuk do ketë më vend për drejtor tek Milani për Maldinin, ku Gazidis i ka ofruar rolin e ambasadorit të klubit, ku me shumë mundësi Maldini do e refuzojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat