Bayerni nis afatin kalimtar

Futboll

Bayerni nis afatin kalimtar

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:17
Belerin

Nuk është më një sekret, Bajerni i Mynihut është në kërkim të një mbrojtësi krahu. Me transferimin e Henriks nga Monako te Lajpcigu, bavarezët duhet të shohin për dikë tjetër. Në horizont është ylli i Arsenalit, Hektor Belerin. 25-vjeçari nuk kërkon të rinovojë me “Topçinjtë” e Londrës pasi është i interesuar për një aventurë të re.

Juventusi dhe Parisi kanë hyrë me kohë në garë për spanjollin, por tani duket se edhe kampionët e Gjermanisë duan shërbimet e tij. Një tjetër objektiv është edhe talenti i Ajaksit, Serxhino Dest, i cili është vetëm 19 vjeç. Lojtari me pasaportë amerikane është rritur te shkolla e Ajaksit dhe është ndjekur me vëmendje nga skautët e Bajernit. Kujtojmë që nga skuadra e Bajernit pritet të largohet David Alaba, austriaku kërkohet nga skuadra si Mançester Siti dhe Interi.

Trajneri Hansi Flik tha pas finales së Kupës se do të bënte çmos që ta mbante lojtarin e krahut edhe për disa vite të tjera në Mynih. “Është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë që kemi, David bëri një sezon fantastik. Ai mbuloi në mënyrën më perfekte rolin si qendërmbrojtës.

Do të flas me drejtuesit dhe do t’u shpreh atyre përshtypjet e mia”, tha trajneri bavarez pas finales së Kupës ndaj Leverkusenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat