Interi nuk ndalet në afatin kalimtar

Futboll

Interi nuk ndalet në afatin kalimtar

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:26
Kessie

Interi nuk ndalet në afatin kalimtar, pasi zikaltrit pas Tonalit kanë si objektiv ta përforcojnë më shumë mesfushën duke u rikthyer në sulm për Franck Kessie, të cilin kanë kohë që e ndjekin.

Trajneri Conte kërkon më shumë potencë për repartin e mesit të fushës dhe 23-vjeçari i Milanit duket se është alternativa kryesore e zgjedhur nga Conte për sezonin e ardhshëm.

Por për të arritur te futbollisti zikaltrit nuk do e kenë të lehtë, pasi edhe më parë kanë parë t’u refuzohet oferta ku kishin përfshirë edhe kartonin e Gagliardinit, pasi klubi nga Milanello nuk ka aspak ndërmend të privohet nga Kessie, i cili konsiderohet i rëndësishëm për projektin e së ardhmes së kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat