MLS humbet yllin e saj!

Futboll

MLS humbet yllin e saj!

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:09
MLS humbet yllin e saj!

Carlos Vela, MVP (Lojtari më i mirë) në kampionatin amerikan, nuk do të marrë pjesë në fazën përfundimtare të turneut të MLS (Major Soçer League).

Meksikani, në fakt, nuk shkoi në Orlando me shokët e tij të skuadrës. Ky qytet është zgjedhur për turneun final të kampionatit për shkak të koronavirusit dhe për të mos ndryshuar stadiume dhe seli.

Gruaja e ish-futbollistit të La Ligas është shtatzënë dhe kontaktet me botën e jashtme, përfshirë familjen dhe miqtë, nuk do të lejohen me qëllim që të mbrohen të gjitha ekipet nga Covid-19 dhe infektimi.

Një goditje e rëndë për Los Angeles FC, i cili megjithatë mbetet favorit për të fituar titullin. Lajmi është raportuar nga ESPN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat