Gjyqtarët e javës 29-të, Vula në derbin Gjilani – Prishtina

Futboll

Gjyqtarët e javës 29-të, Vula në derbin Gjilani – Prishtina

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:40
Gjyqtarët e javës 29-të, Vula në derbin Gjilani – Prishtina

Xhiro e 29-të në IPKO Superligë pritet të zhvillohet nesër dhe pasnesër.

Për duelet e kësaj jave, tashmë janë publikuar edhe gjyqtarët e sfidave, shkruan Olle.

Kreshnik Vula do të jetë në derbin, Gjilani – Prishtina, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa e Tefik Maloku.

Kurse, duelin tjetër, Ballkani – Llapi, gjyqtarë do të jenë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi e Erdall Zasella.

Dardan Çaka i Vushtrris, këtë javë do të jetë në kryeqytet, Sfida, Flamurtari – Dukagjini, i është përcaktuar.

Ndërsa, Drita – Feronikeli do të drejtohet nga Selim Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat