Setien: Barcelona ende mund ta fitojë titullin

Futboll

Setien: Barcelona ende mund ta fitojë titullin

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:20
Quique Setién

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është i bindur se skuadra e tij ende ka gjasa për të fituar La Ligan.

Katalanët kanë mbetur katër pikë larg Real Madridit në renditjen tabelare, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kampionatit.

Barcelona para pezullimit të futbollit, ka qenë lidere, por pauza e gjatë, ka bërë që katalanët të kenë telashe të mëdha në gjetjen e formës, gjë e cila u evidentua me rezultate jo të mira.

Megjithatë, ata në ndeshjen e fundit kanë mposhtur në udhëtim Villarrealin.

“Sigurisht që ne akoma mund të fitojmë titullin. Matematika e thotë atë. Ne duhet të mbajmë shpresa deri në ditën e fundit”, është përgjigjur Setien në pyetjen nëse Barcelona ende mund ta fitojë titullin e La Ligas.

“Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë. Fitojmë, lëmë ndjenja të mira, bëjmë progres. Dhe nëse jo në këtë situatë, gjithçka që bëjmë vlen për një tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat