Klubet e mëdha angleze në garë për Skriniarin e Koulibalyn

Futboll

Klubet e mëdha angleze në garë për Skriniarin e Koulibalyn

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:58
Kalidou Koulibaly

Dy gjigantët e qytetit të Manchesterit, City dhe United, ua kanë vënë syrin dy prej mbrojtësve më të mirë në Itali

Manchester United dhe Manchester City ua kanë vënë syrin dy prej qendërmbrojtësve më të mirë në futbollin italian.

Në fakt, “Citizens” janë të interesuar për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Madje, klubi anglez duket se është i gatshëm ta ofrojë Sergio Agueron si pjesë të marrëveshjes eventuale.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Independent”.

Gjithashtu, Pep Guardiola e do edhe Kalidou Koulibalyn e Napolit.

Edhe United raportohet se është i interesuar pikërisht për këta dy futbollistë.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të partnerit të Harry Maguire në qendër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat