Karriera e dhimbshme e shqiptarit të Kosovës, nga futbolli në modelizëm

Futboll

Karriera e dhimbshme e shqiptarit të Kosovës, nga futbolli në modelizëm

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:46
Karriera e dhimbshme e shqiptarit të Kosovës, nga futbolli në modelizëm

Futbolli është sporti më popullorë dhe si gjithmonë sjell drithërima të dashamirët e kësaj loje. Çdo i ri synon të jetë në maje të futbollit, por kemi edhe prej atyre që nga futbolli vazhduan me modelizëm dhe synojnë majat! Valmir Qerimi, nuk ka më shumë se 20 vjeç, është nga Gjilani, por që u ballafaqua më një lëndim të rëndë dhe si pasojë e kësaj u desh të ndërpres futbollin e t’i bashkohet modelimit. Ai ka pasur një karrierë të dhimbshme si futbollist.  

“Ideja e fillimit për të luajtur futboll ishte propozim prej nënës time e cila është gjëja më me vlerë në jetë time, fillova ushtrimet në moshën 10 – vjeçare. 

Nëna ishte ajo e cila më dërgonte në stërvitje dhe më merrte prapë, ishte ajo pikërisht motivi im kryesor dhe arsyeja që un ushtroja deri në 4-5 orë në ditë, ishte pikërisht personi i cili më ka shtyrë ta bëja lojën në futboll të bukur, çdo gol dhe asistimin tim prej karrierës time ia kam dedikuar vetëm nënës time!

Image

Në futboll kam pasur rolin e një mesfushori ofensivë, për mua ishte ose topi ose lojtari të më kalonte, e saktë dhe e deklaroj dhe më njohin ata që kanë hasur për të luajtur me mua që kam qenë një super tip temperament në fushën e lojës, dëshira për të fituar ishte shumë më e madhe se pikëllimi i humbjeve gjatë lojërave.

Image

Dita kur humbja një lojë ishte dita më e trishtuar gjatë jetës time, atë ditë nuk flisja me askënd, at ditë më dukej sikur e gjithë bota përmbys meje, sepse asnjëherë se kam pranuar humbjen!”, tregon Qerimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai flet me dashuri por edhe me dhimbje për karrierën e shkurtër si futbollist. 

Image

“Karriera ime si futbollist ishte e shkurtër, 9 vite karrierë të suksesshme por lëndimet më shtynë të ndaloj pas këtij sporti gjë që e pash të arsyeshme shëndetin tim primar.

Në fillim si 10 - vjeçar kam filluar tek FC Drita dhe kam pasur ndërprerje të ushtrimeve vetvetiu, pastaj kam filluar ushtrimet në Shkollën e Futbollit ' 78 ' që tani përmban emrin " Koha " me trajner MR.SC. Prof Arben Zeqiri dhe Genc Sermaxhaj, aty me lojërat e mia me golat dhe asistet e mia, u shpalla lojtari më i mirë brenda 2 jave në këtë ekip dhe menjëherë u vendosa me pozitën e kapitenit. Pas 8 muajve vendosëm që të shkonim në turneun e Shqipërisë aty u shpalla njeri ndër lojtarët më të mirë të turneut dhe u shpërbleva me medalje, mirënjohje dhe kupa!

Pastaj kam pësuar një lëndim, thyerjen e këmbës së djathtë dhe këputjen e ligamenteve! Një pauzë disa muaj!

Menjëherë pas kësaj kam patur oferta nga gjitha klubet e Gjilanit e potencoj që secila ekip e rajonit të Gjilanit kam patur oferta dhe i kam refuzuar në moshën 15 - vjeçare, në moshën 16 vjeçare kam patur ofertë nga FC Kukësi i Shqipërisë, e kam pranuar me plot respekt dhe kam shkuar në prova me trajnerin tim Genc Sermaxhaj të cilin e falënderoj publikisht, i kalova provat dhe fillova ushtrimet dhe lojërat por për fat të keq nuk më doli ashtu siç u patëm marr vesh me menaxherin tim nga Gjermania dhe prapë u ktheva tek FC Drita U-17, menjëherë aty me trajnerin Skënder Bunjaku kemi pasur sukses, kaluam në juniorë edhe këtu kam patur momente të shkëlqyera!

Mbas kësaj ishte koha të kalonim në juniorë pata pësuar sërish një lëndim disa muaj, me dëmtimin e gjurit të djathtë!

Image

Arsyeja e tërheqjes nga futbolli për shkak të lëndimeve dhe vazhdimi i një misioni jetësor ishte të vazhdoja me modën mu duk një gjë e arsyeshme ku pata sukses të kem një ofertë nga njëra ndër kompanitë më të mëdha në qytetin e Gjilanit nga "Meti Commerc" pata sukses dhe i falënderoj shumë dhe jam i lumtur në këtë drejtim! Arsyeja e tërheqjes në futboll dhe vazhdimi me modelizëm ishte e arsyeshme për mua sepse së pari shëndeti ishte primar për mua dhe fitimet ishin më mira për mua!”, tregon Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat