Formacioni i ri i Barcelonës po e bën treshen sulmuese edhe më të rrezikshme

Futboll

Formacioni i ri i Barcelonës po e bën treshen sulmuese edhe më të rrezikshme

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:33
Quique Setien

Barcelona ka prodhuar paraqitjen më të mirë deri më tani në këtë edicion në fitoren 4-2 ndaj Villarealit në fundjavën e kaluar.

Quique Setien ishte i dëshpëruar në kërkim të një skeme të re dhe duket se tashmë atë e ka gjetur në javën e kaluar.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, trajneri mund të luajë nga tani e tutje me formacionin 4-3-1-2, për të nxjerr më të mirën nga tre sulmuesit përpara.

Villareal vs Barcelona 

Setien e ka rikthyer në formacionin bazë Antoine Griezmannin, që do të ndihmojë përpara Luis Suarezin e Lionel Messin.

Raportohet se ky sistem i lojës nuk është ndërtuar vetëm që treshja përpara të jetë e rrezikshme, por edhe krahët e mbrojtjes të futen në të.

Nga aty, sistemi mund të ndryshojë në 4-3-3, e që shpresojnë që diferencën në katër pikë ndaj Real Madridit të zvogëlojnë dhe të tentojnë që në katër xhirot e fundit të fitojnë La Ligan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat