Nga Rashica te Shik

Futboll

Nga Rashica te Shik

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:58
Nga Rashica te Shik

Njoftimi zyrtar mungon ende, por tashmë duket se nuk ka më dyshime për ardhjen e Ralf Rangnikut te Milani. Reparti i parë për t’u përforcuar sezonin e ri do të jetë sigurisht sulmi, ku nuk pritet të jetë më Ibrahimoviç, dhe dy objektivat e parë të gjermanit janë dy futbollistë të cilët ai i njeh shumë mirë, si Patrik Shik dhe Milot Rashica.

Oferta e parë – “Gazzetta dello Sport” shkruante një ditë më parë se dy lojtarët e Bundesligës Rangnik i ka studiuar nga afër disa herë. Në veçanti Shikun, duke qenë se e kërkoi ai te Lajpcigu. Klubi gjerman nuk do ta ushtrojë të drejtën e transferimit për 28 milionë euro, kështu që sulmuesi do të rikthehet në Romë. Milani është në dritare dhe ofertën e parë e ka përgatitur diku te 20 milionë euro.

Rashica – Ndërsa talenti i kombëtares së Kosovës, tani që Verderi shpëtoi nga rënia, ka një vlerë kartoni 20 milionë euro (në të kundërt do të mund të shkonte për 15 milionë), dhe gjatë orëve të fundit Napoli, që kishte kohë që interesohej për sulmuesin, mesa duket është tërhequr.

Rashica i pëlqen shumë Rangnikut për shkak të polivalencës së tij në sulm. Prioritet i Rangnik mbetet gjithashtu edhe sulmuesi hungarez i Salcburgut, Dominik Szoboszlai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat