Dyshimet për Bylis-Tirana, vjen ora e gjyqit

Futboll

Dyshimet për Bylis-Tirana, vjen ora e gjyqit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:46
Dyshimet për Bylis-Tirana, vjen ora e gjyqit

Ora e gjyqit, apo epoka para gjyqit. Pas llomotitjeve dhe akuzave lart e poshtë, në federatë paraqiten sot aktorët e sfidës së Kupës së Shqipërisë me Bylisit dhe Tiranës. Para Komisionit të Etikës do të rreshtohen dy presidentët, Besnik Kapllanaj, Refik Halili.

Po kështu në bankën e pyetjeve do të jenë edhe gjyqtarët e ndeshjes, Juxhin Xhaja, Ilir Tartari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiraj vëzhguesi Albano Janku dhe delegati Besnik Çela. Veç dokumentacionit, zyrtarët e klubit do të japin dëshmitë e tyre dhe çfarë kanë parë në sfidën e së enjtes së kaluar mes Bylisit dhe Tiranës, takim ky i luajtur në Kupën e Shqipërisë, por i dyshuar si i vënë në pazar për shkak të basteve.

Çfarë ndodhi – Bylisi mundi Tiranën me përmbysje në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Me rezultatin 2-1 dhe falë golave të Muratajt kundrejt rrjetës së Hasanit, ballshiotët janë përpara në sfidën me dy takime të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ka qenë një ndeshje e çmendur dhe e habitshme, sepse skuadrat ndryshojnë si me shkop magjik nga pjesa e parë në të dytën, aq sa Bylisi jo vetëm që përmbys sfidën, por mund t’u kishte shënuar 10 gola bardhebluve.

Në fund të pjesës së parë, kompanitë e basteve të ligjshme dhe jo, kuotojnë fitoren e Bylisit më të favorizuar, aq sa lajmi merr dhenë dhe në fund sfida mbyllet siç ishte parashikuar nga bastexhinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat