Shaqiri krenar me djemtë dhe titullin që fitoi me Vizionin U-17 - Bota Sot
Shaqiri krenar me djemtë dhe titullin që fitoi me Vizionin U-17

Futboll

Shaqiri krenar me djemtë dhe titullin që fitoi me Vizionin U-17

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:04
Vigan Shaqiri dhe Qerim Shaqiri

Një verë e mundimshme për shkak të kohës së pandemisë, por as kjo nuk i ndali sportistët në shumë disiplina që të vazhdojnë garat dhe të arrijnë suksese. Klubi i futbollit Vizioni U-17 nga Ferizaj është kampion i ri për rajonin e Ferizajt, një sukses i madh i tyre. 

Kjo u arrit falë së madhe të trajnerit Vigan Shaqiri, që bëri një punë të jashtëzakonshme me djelmoshat. 

Image

 

“Bota sot”: Cili është çelësi i suksesit të ekipit Vizioni U-17?
Vigan Shaqiri:
Çelësi i suksesit sigurisht që puna, disiplina dhe me këtë grup jemi bashkë që nga kategoria fatos, pionier, tash më kadet.Image

 

“Bota sot”: A e keni pritur?
Vigan Shaqiri:
Realisht e kam pritur pasi që kemi qenë favorit që nga loja e parë dhe kemi fituar kampionatin me pikë maksimale, pavarësisht kampionatit që u pezullua shkaku i corona virusit, kemi qenë favorit dhe më së e merituar.

“Bota sot”: Çfarë e veçojë edicionin?
Vigan Shaqiri
: Edicionin e veçoj si një nder edicionet më të mira në këto vite të fundit.

“Bota sot”: A ishte kampionati me neveritës?
Vigan Shaqiri:
I neveritshëm? Çfarë të them, jo edhe aq sa pritej, duke marr parasysh, pasi këta njomak janë në fazën adoleshente por mbi të gjitha ka qenë i mirë, i qetë.

“Bota sot”: A mund t’i veçoni disa nga emrat që pritet shumë?
Vigan Shaqiri:
Realisht nuk mund të veçoj veç e veç, pasi që me një grup të shëndosh dhe me ne si staf, suksesi ka qenë i përbashkët, vlen të ceket emrat kyq si Eron Ibishi, Ernis Topalli dhe Ledion Çollaku, që shumë shpejt do t’i shohim në Kombëtaren e Kosovës, dhe në arenën ndërkombëtare pasi janë perspektiv dhe të talentuar, sidomos për Eron Ibishin dhe Ernis Topallin janë të interesuar menaxher të njohur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat