Suarez me rekord të madh, bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës

Futboll

Suarez me rekord të madh, bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:39
Luis Suarez

Luis Suarez ka arritur një rekord tjetër të madh me fanellën e Barcelonës dhe ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit nga Camp Nou.  

Pas një pushimi prej gjashtë muajsh shkaku i një lëndimi të rëndë në gju, Suarez është kthyer dhe ka vazhduar formën e lartë dhe golat.

Përveç kësaj, Suarez po arrin të thyej edhe rekorde dhe të shkruaj emrin e tij në historinë e Barcelonës.

Me golin e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Espanyol, Suarez ka arritur në kuotën e 195 golave me klubin katalunas.

Uruguaiani tashmë ka kaluar në renditje legjendën Ladislau Kubala, i cili kishte 194 gola dhe ka zënë vendin e tretë në historinë e golashënuesve të Barçës.

Suarez tashmë ka vetëm dy lojtarë sipër tij në tabelën e shënuesve: Leo Messi, me 630 gola dhe Cesar, me 232 gola.

Me 37 gola më shumë, Suarez do të bëhet golashënuesi i dytë më i madh në historinë e klubit, pas Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat