Manuel Pellegrini emërohet si trajner i Real Betisit

Futboll

Manuel Pellegrini emërohet si trajner i Real Betisit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:43
Manuel Pellegrini

Real Betis e ka emëruar Manuel Pellegrini si trajnerin e tyre të ri, që nga sezoni i ardhshëm.

66-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin nga “Benito Villamarin” deri më 30 qershor 2023.

Real Betis ishte interesuar për kilianin në disa raste në të kaluarën dhe më në fund ia arritën qëllimit.

Puna e fundit e Pellegrinit ishte në Ligën Premier te West Ham pasi kishte kaluar dy sezone në Kinë. Më parë ai ka drejtuar klube si Villarreal, Real Madrid dhe Malaga, ndërsa për Pellegrini është njohur futbolli spanjoll.

Sa ishte te Malaga, Pellegrini zuri një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
 

Image

 

Kapiteni aktual i Real Betis, Joaquin Sanchez ka punuar nën urdhërat e tij te Malaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat