Futbollisti i njohur tradhton shokun e skuadrës, i merr të fejuarën

Futboll

Futbollisti i njohur tradhton shokun e skuadrës, i merr të fejuarën

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:45
Futbollisti i njohur tradhton shokun e skuadrës, i merr të fejuarën

Një histori e ngjashme mes Maruio Icardit dhe Maxi Lopezit është përsëritur te PSG.

Kur Mauro Icardi nisi një lidhje me Wanda Narën, nisën të shpërthejnë mediat sociale, kjo për shkak se Wanda ishte e martuar me Maxi Lopezin, me të cilin kishte edhe fëmijë.

Por Icardi duket se shfrytëzoi miqësinë që kishte me Maxi Lopezin, për t’i marrë këtij të fundit bashkëshorten. Megjithatë duket se është përsëritur i njëjti rast, me protagonist këtë herë yllin e PSG-së Neymar.

Image

Ky i fundit sipas revistës “Chi” në Francë, ka nisur një lidhje të fshehtë me Izabel Gulart, e cila është e fejuar me ish-portierin e PSG-së, Kevin Trap. Madje thuhet se Neymar tashmë është në lidhje me modelen braziliane, e cila para pak kohësh kishte planifikuar dasmë me portierin gjerman.

Nuk dihet ende nëse është e vërtetë kjo, apo thjesht një thashetheme, por nëse do ishte e vërtetë, atëherë do përsëritej përsëri rasti i Icardit me Wandën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat