Interi tenton goditje dyshe te Chelsea

Futboll

Interi tenton goditje dyshe te Chelsea

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:53
Interi tenton goditje dyshe te Chelsea

Interi vijon të këmbëngulë për të marrë në Milano anësorin italo-brazilian Emerson Palmeiri, ndërsa sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër kanë bërë një tjetër hap përpara, duke prezantuar një tjetër ofertë para drejtuesve homologë londinezë.

Te Chelsea pretendojnë 30 milionë për kartonin e Emerson, ndryshe nga 20+5 që pati ofruar Interi më herët, ndërsa mësohet se orët e fundit Marotta e Ausilio kanë shprehur gatishmërinë për të paguar 30 milionë euro, me kushtin që të marrin në huazim 1-vjeçar sulmuesin francez, Olivier Giroud.

Ideja e drejtuesve zikaltër është që me 30 milionë euro të blejnë përfundimisht kartonin e Emerson Palmeirit dhe të marrin në huazim me të drejtë blerjeje sulmuesin kampion bote, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Franck Lampard.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira, pasi kohët e fundit janë ulur shpesh në bisedime për emra të ndryshëm dhe për më tepër, si Giroud ashtu edhe Emerson nuk bëjnë pjesë në projektin e trajnerit të Chelseat, ndaj londinezët duan të lirohen prej tyre.

Nga ana tjetër zikaltrit do të kompletonin krahun e majtë me Emerson dhe Ashley Young, por njëkohësisht do t’i vinin trajnerit Conte në dispozicion edhe një sulmues të katërt me shumë eksperiencë, i gatshëm të kontribuojë sa herë që mungojnë titullarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat